Aktualitet

Avokati i Alkis: Shqipëria s’na e sjell të dyshuarin, ai nuk vjen kurrë

7 Shkurt 2022, 13:15 Nga DOSJA
Avokati i Alkis: Shqipëria s’na e sjell të dyshuarin, ai nuk

GREQI– Avokati i familjes së të riut Alkis Kampanos, Alexis Kougias, ka folur në emisionin e “MEGA-s” në Greqi dhe ka deklaruar se Shqipëria nuk e bën ekstradimin e autorit të dyshuar. Ai është shprehur se ngjarja është “në errësirë të plotë”, pasi ende nuk kishte mësuar se çfarë është bërë konkretisht deri tani me hetimet për vrasjen e Alkis.

“Dëgjoj zëra se janë identifikuar edhe 6-7 persona të tjerë. Herë dëgjoj se në sulm janë përfshirë 2 makina, herë të tjera tri. Dje më kanë thënë katër. Më jep përshtypjen e keqe që autorët e tjerë nuk janë arrestuar. Dëgjova që një u arratis në Shqipëri. Ajo që kam dëgjuar se do të lëshohet një urdhërarresti ndërkombëtar është një fletë e bardhë, sepse Shqipëria nuk kalon të dyshuar në Greqi. Ai nuk do të vijë kurrë në Greqi të gjykohet, Shqipëria nuk i ekstradon”, tha Kougias.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e tifozit grek! Të arrestuarit zbulojnë ‘autorin’, shqiptari ende në kërkim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi

Sondazh

Poll