Bota

ME VIDEO/ Krokodili tenton të sulmojë ‘Gjuetarin’, i riu: Është bërë agresiv

7 Shkurt 2022, 09:07 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Krokodili tenton të sulmojë ‘Gjuetarin’, i riu:

SHBA– Djali i Steve Irwin ka shpëtuar për mrekulli nga vdekja. I riu, pjestar i familjes së njohur Irwin, ‘Gjuetari i Krokodilëve’ që merren me strehimin dhe me mësimin e kafshëve është filmuar duke u përleshur me një krokodil. Pamjet kanë bërë xhiron në rrjet, në të cilën shihet Steve që përleshet dhe tenton ti largohet një krokodili, i cili ndodhej në kopshtin zoologjik të Australisë.

‘Është bërë agresiv’- dëgjohet të thotë që në fillim të videos i riu mirëpo pavarësisht kësaj shkoi për ta testuar se si do të vepronte.

18-vjeçari, po testonte nëse Casper ishte mjaftueshëm komod me mbylljen e tij të re për t’u paraqitur në shfaqjet në kopshtin zoologjik të famshëm në Queensland. ‘Bisha’ 3.7 metra dhe 350 kilogramë e injoroi ushqimin e ofruar nga Roberti dhe bëri një hap para të riut duke tentuar që ta kafshonte. Kjo solli dhe një reagim të menjëhershëm të të riut.

Klipi është nga finalja e sezonit të shfaqjes televizive amerikane Cricey.

Burimi: Daily Mail

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota krokodil robert irwin shba krokodil robert irwin shba

Sondazh

Poll