Aktualitet

U shmang tragjedia në Librazhd, Policia: Ja shkaku që autobusi doli nga rruga

7 Shkurt 2022, 11:36 Nga DOSJA
U shmang tragjedia në Librazhd, Policia: Ja shkaku që autobusi doli

ELBASAN– Policia e Shtetit ka dhënë njofimin zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur në Librazhd tek “Kthesa e Murrashit”, ku rrezikohej që mjeti të përfunonte në lumin Shkumbin. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit, një 29-vjeçar nga Korça ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e lagështirës në rrugë. Si pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike, mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan- Me datë 07.02.2022, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin “Ura e Murrashit’, shtetasi M. L., 29 vjeç banues në Korçë , duke drejtuar mjetin autobuz tip “Benz”, si pasojë e lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën metalike. Nuk ka dëme në njerëz vetem dëme të lehta materiale.

LAJMI KRYESOR: Shmanget tragjedia në Shkumbin! Autobusi humbi kontrollin, doli nga rruga, shpëtojnë 30 pasagjerë

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne librazhd librazhd policia e shtetit aksident ne librazhd librazhd policia e shtetit

Sondazh

Poll