Politike

“Heroi i votave socialiste”, Spiropali i përvishet Metës: S’ke dritë në fund të tunelit o agresor, po të vjen treni

1 Korrik 2019, 15:25 Nga DOSJA
“Heroi i votave socialiste”, Spiropali i përvishet Metës:

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh me ironi se pas zgjehdjeve të 30-qershorit do të shpikë dekoratën ‘Heroi i votave socialiste”.

Në një status në rrjetet scoiale, Spiropali e quan Metën një figurë agresive ndaj Shqipërisë Evropianë të cilit i vë edhe epitetin Salvador Haxhi Qametaj.

Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane.

Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë,”– shkruan Spiropali në statusin e saj.

Presidenti Ilir Meta komentoi ditën e sotme zgjehdjet e 30 qershorit, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Kreu i shtetit u shpreh me ironi se nuk ka asnjë suprizë nga tejkalimi i planit dhe se tanimë i duhet të shpikë edhe një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta elisa spiropali ilir meta

Sondazh

Poll