Politike

Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Proces i orkestruar nga Rama, është koka e kanabizimit

5 Shkurt 2022, 18:15 Nga DOSJA
Dënimi i Tahirit, Kryemadhi: Proces i orkestruar nga Rama, është

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka konsideruar të orkestruar nga kryeministri Edi Rama procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. Në një intervistë për TVOra, Kryemadhi tha se vetë Rama është ‘koka e kanabizimit’.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që cështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky process është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama?

Monik Kryemadhi: Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama. Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është një situatë që ka vetëm emrin e Edi Ramës.

Ish-ministri u dënua ditën e djeshme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e vitit 2019, dhe e shpalli fajtor Tahirin për shërdorim detyre. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve grupin Habilaj, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë në këmbim të përfitimeve monetare.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll