Sport

Kupa e Afrikës: Salah sfidon Manèn, Egjipt-Senegal një finale midis “The Reds”…

5 Shkurt 2022, 13:22 Nga DOSJA

KAMERUN – “Faraonët” për të shtuar numrin në tetë, ndërsa “Luanët e Tarangës” për për të shkruar emrin për herë të parë në librin e artë. Finalja e Kupës së Afrikës, e cila do të zhvillohet nesër, në orën 20:00, në stadiumin “Olembè” në Yaoundè, sido që të përfundojë, do të shkruajë një faqe historie.

Egjipti ka shansin të bëhet rekordmen në krye të renditjes së kombeve me më shumë trofe, që tashmë komandon me 7 (i fundit në 2010), dy më shumë se Kameruni që eliminoi me penallti në gjysmëfinale.

Përballë do të jetë Senegali për të ngritur trofeun e pare, pasi ka dështuar në finale në 2002 dhe në edicionin e fundit (mundur 1-0 nga Algjeria).

Por finalja e nesërme e “Olembè” do të jetë mbi të gjitha sfida “vëllavrasëse” mes dy “The Reds”, egjiptianit Momo Salah dhe senegalezit Sadio Manè,  të cilëve, të dyve skadon kontrata me Liverpool në qershor 2023.

Testet në prag të finales janë negativë, ndaj nuk ka do të ketë mungesa lojtarësh për shkak të Covid në të dy kampet. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se ai do t’i japë fituesit edhe disa ditë pushim futbollistëve të, në mënyrë që ata të kthehen për të festuar triumfin në vendin e tij.

Finalja e nesërme, gjithashtu do të jetë edhe e para e një triptiku takimesh me peshë specifike shumë të lartë mes Egjiptit dhe Senegalit. Më 23 dhe 29 mars, dy kombëtaret respektive do të rikthehen për t’u përballur me njëra-tjetrën në “play-off” për të botërorin “Katar 2022”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport do të zhvillohet nesër egjipt-senegal një finale midis “the reds” egjiptiani mohamed salah egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè jurgen klopp në orën 20:00 në stadiumin “olembè” në yaoundè portieri i senegalit trajneri i liverpoolit trajneri jürgen klopp njoftoi do të zhvillohet nesër egjipt-senegal një finale midis “the reds” egjiptiani mohamed salah egjiptianit momo salah dhe senegalezit sadio manè jurgen klopp në orën 20:00 në stadiumin “olembè” në yaoundè portieri i senegalit trajneri i liverpoolit trajneri jürgen klopp njoftoi

Sondazh

Poll