Politike

VD-Letra e Rusisë, Rama: Zhurmë në katundin e PD, qëndrimet i kemi të qarta

5 Shkurt 2022, 10:58 Nga DOSJA
VD-Letra e Rusisë, Rama: Zhurmë në katundin e PD, qëndrimet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se letra nga ambasada ruse u është dërguar të gjitha qeverive e se vetëm në Shqipëri u krijua ajo zhurmë. Gjatë konferencës, Rama shtoi se zhurma u bë nga katundi i Partisë Demokratike, duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili e ngriti çështjen në Kuvend 2 ditë më parë.


Pyetja: Letra e Ambadës ruse, a mund të kemi qëndrim

Rama: Më tregoni një qeveri tjetër që është marrë me atë letër, se ajo nuk i drejtohet Shqipërisë por të gjitha vendeve të NATOS dhe OSBE-së. Cdo qeveri e ka marrë atë letër e ka lexuar dhe po e lexon. Qëndrimet tona janë të qarta, publike dhe të drejta, s’kemi asnjë problem në marëdhëniet me Rusinë. Nuk është vend armik i Shqipërisë por ne kemi një ndarje shumë të qartë në këtë pikë, zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD. Nuk ka lidhje me ne me qeverinë dhe me Ukrainën dhe me Rusinë, është zhurmë mes katundit të të marrëve.

LAJMI KRYESOR: Dënimi i Tahirit, Rama:E dija ç’po bëja me Reformën. Zhvillime te “Shtëpia e Liries”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama per mediat 5 shkurt 2022 edi rama rama per mediat 5 shkurt 2022

Sondazh

Poll