Aktualitet

Bllokohet rruga prej 3 muajsh fshatin Tresh, banorët: Kemi votuar për këtë qeveri

5 Shkurt 2022, 13:05 Nga DOSJA
Bllokohet rruga prej 3 muajsh fshatin Tresh, banorët: Kemi votuar për

LEZHË- Një rrugë është shembur prej tre muajsh në Tresh të Lezhës, duke izoluar 6 shtëpi. Banorët e fshatit kanë deklaruar se kjo rrugë është shembur për shkak të erozionit. Për Fax News, ata kanë deklaruar se jetojnë me frikë çdo ditë, pasi nuk kanë asnjë rrugë për të kaluar. Banorët gjithashtu kanë njoftuar se shqetësimin e tyre e kanë deklaruar te pushteti vendosur por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

“3 muaj ka që janë shemb dhe na ka bllokuar 6 familje, s’kemi rrugë makine. Kemi lajmëruar komunën, kryetarin e qarkut dhe kanë ardhur e kanë parë dhe na kanë thënë kur t’u dalë koha do vijnë të punojnë. Problem situata është se nuk kemi ku të dalim, me u sëmur njeri nuk futet ambulanca, zjarrfikësja, jemi të bllokuar 6 familje. Edhe shtëpitë lart janë të rrezikuar por edhe ato poshtë u ka rënë dheri afër shtëpisë, ka investuar vetë ai por vendi ka rrëshqitur. Ne kemi votuar për këtë qeveri të na ndihmojë të bëhet rruga”, tha banori i zonës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rreshket rruga ne tresh tresh rreshket rruga ne tresh tresh

Sondazh

Poll