Sport

Sot rikthehet Superiorja, ja kush është çifti që hap javën e 19-të…

5 Shkurt 2022, 10:14 Nga DOSJA

TIRANE – Abissnet Superiore vazhdon garën dhe sot nis faza e tretë, me duele mjaft interesante. Gjysmën e dytë të kampionatit e hap sfida Kastrioti-Dinamo.

Blutë i kanë fituar dy ndeshjet e para me krutanët dhe duan të përsërisin veten, por nuk do të jetë e lehtë. Kastrioti kërkon me çdo kusht tre pikët, për të shpresuar në qëndrimin në elitë.

Në orën 16:45 zhvillohen dy ndeshje të tjera. Tirana kryesuese e kampionatit ka mundësinë të vërë në presion ndjekësit dhe për këtë i mjafton të mundë Skënderbeun.

Takimi tjetër që luhet sot është mes Teutës e Partizanit, skuadra që do mundohen të mos humbin “pamjen” me skuadrat e zonës euro. Tre pikët bëjnë punë, barazimi vetëm sa i frenon të dyja skuadrat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar dinamo tirana #abissnet superiore #kampionati shqiptar dinamo tirana

Sondazh

Poll