Sport

Takimi me Xavin dhe këshilla e Messit për trajnerin: Mos firmos me këtë lojtar!

4 Shkurt 2022, 19:43 Nga DOSJA
Takimi me Xavin dhe këshilla e Messit për trajnerin: Mos firmos me

SPANJË– Lionel Messi u rikthye në Barcelonë për ditëlindjen e ish-shokut të tij të skuadrës Xavi, tashmë në rolin e trajnerit. Futbollisti argjentinas ka biseduar me teknikun dhe në veçanti i ka dhënë disa këshilla mikut të tij, veçanërisht të mos nënshkruante me një lojtar që luan te PSG.

Sipas raporteve të gazetës El Nacional, lojtar e ka këshilluar trajnerin të mos firmoste me Xavi Simons. Barcelona po mendon ta rikthejë gjatë verës dhe agjenti Mino Raiola po punon për këtë pjesë. Messi i ka thënë Xavit se Simons nuk ecën mirë te PSG dhe se atij i mungon përulësia. Mësohet se 18-vjeçari kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, pavarësisht se nuk është bërë ende profesionist.

Kontrata e Simons skadon më 30 qershor dhe klubi francez kërkon të rinovojë me futbollistin, por kërkesat e larta të tij ka bërë që klubi të heqë dorë nga talenti që cilësohet si futbollisti i së ardhmes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona messi xavi barcelona messi xavi

Sondazh

Poll