Sport

Conte kritikon ‘politikën’ te Tottenham: “Nuk është normale të largosh 4 lojtarë”…

5 Shkurt 2022, 07:03 Nga DOSJA
Conte kritikon ‘politikën’ te Tottenham: “Nuk

ANGLI – Antonio Conte, trajneri i Tottenham Hotspur, u shpreh se Bryan Gil dhe Giovani Lo Celso janë dy lojtarë të rëndësishëm për klubin, por ai hodhi idenë, që skuadra londineze duhet të përmirësojë politikën e saj të transferimeve.

Gil është larguar në formë huazimi te Valencia, ndërsa Lo Celso ka shkuar në formë huazimi te Villarreal deri në fund të sezonit. Përveç kësaj, Tanguy Ndombele, për të cilin Tottenham pagoi 60 milionë, është transferuar te Lyon dhe Dele Alli është shitur te Everton.

“Janë lojtarë të rëndësishëm, për të cilët ne paguajmë shumë. Nuk është normale të humbasësh katër lojtarë në janar. Arritëm një marrëveshje me lojtarët dhe klubin, por fakti që kjo ka ndodhur, do të thotë se kemi bërë diçka të gabuar”, theksoi italiani.

“Normalisht që humbet një lojtar, pas një ose tre vjetësh. Kjo është arsyeja pse ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje faktit, që kur të shkojmë në merkato ta dime se me cilët lojtarë do të nënshkruajmë. Kjo është thelbësore nëse duam të forcojmë ekipin, nëse nuk duam të shkojmë duke e dobësuar atë”.

“Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin të përmirësohet. Në të kaluarën kam krijuar struktura të mira dhe ekipe të mira. Edhe këtu duhet ta bëjmë këtë, sepse do të jetë e rëndësishme të mos gabojmë në të ardhmen. Tani për tani ka shumë skuadrat para nesh për këtë arsye”,- shtoi Conte.

Me këto largime, Tottenham është përforcuar vetëm me nënshkrimet e Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski, që të dy nga Juventusi.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio conte autogoli i totenham duhet të përmirësojë politikën e saj të transferimeve tottenhamit të contes trajneri i tottenham hotspur 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio conte autogoli i totenham duhet të përmirësojë politikën e saj të transferimeve tottenhamit të contes trajneri i tottenham hotspur

Sondazh

Poll