Sport

Pas 147 ditësh, do të rikthehet Harvey Elliott për ndeshjen e Liverpoolit në FA Cup

5 Shkurt 2022, 07:08 Nga DOSJA

ANGLI – Harvey Elliott do të kthehet në ekipin e parë të Liverpoolit 147 ditë, pasi pësoi një frakturë në kyçin e këmbës së majtë. Jurgen Klopp konfirmoi se 18-vjeçari do të luajë në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Cardiff të dielën. Ai kishte pësuar një dëmtim kundër Leeds në shtator dhe iu nënshtrua një operacioni dy ditë më vonë.

“Duhet të falënderojmë vërtet Andreas Schlumberger (drejtues i rikuperimit), por Harvey që ishte një klienti i përsosur,- tha Klopp, siç raportohet nga “Athletic”. – Ne duhet të shohim se çfarë është e duhura për të. Ai do të jetë patjetër në skuadër për ndeshjen me Cardiff. Tani duhet të ecë hap pas hapi, për t’u rikthyer në maksimumin e tij.”

Elliott u kthye në stërvitje të plotë muajin e kaluar dhe u paraqit në një ndeshje të U-23 ​​kundër Wrexham fundjavën e kaluar. Në ndeshjen, e cila ishte organizuar posaçërisht për Elliott, ai shënoi dhe asistoi në një paraqitje prej 60 minutash.

Përveç Elliott, skuadra e Klopp është përforcuar edhe nga rikthimi i Thiago dhe Divock Origi, të cilët të dy janë rikuperuar nga dëmtimet. Naby Keita është gjithashtu i disponueshëm pas kthimit nga Kupa e Kombeve të Afrikës. Ndërsa nënshkrimi i ri Luis Diaz nuk është ende i disponueshëm, pasi ai është në Paris duke u përpjekur të plotësojë dokumentet e nevojshme, është shprehur trajneri Jurgen Klopp.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 18-vjeçari do të luajë harvey elliott jurgen klopp jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin liverpoolit 147 ditë trajnerin e saj gjerman jurgen klopp 18-vjeçari do të luajë harvey elliott jurgen klopp jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin liverpoolit 147 ditë trajnerin e saj gjerman jurgen klopp

Sondazh

Poll