Sport

Inter, futbollisti “tradhton” tifozët dhe klubin: “Ëndërroj Milanin” – VIDEO

4 Shkurt 2022, 19:07 Nga DOSJA
Inter, futbollisti “tradhton” tifozët dhe klubin:

MILANO– Derbi mes Interit dhe Milanit tashmë ka nisur prej ditësh. Në lojë është vendi i parë dhe lufta për titullin kampion. Një ndeshje që po luhet edhe në rrjetet sociale dhe kryefjala këto ditë ka qenë mbrojtësi i Interit Alessandro Bastoni.

Italiani ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër dhe ka betuar dashuri për Interin. Ai u shpreh se nuk ka ndërmend të transferohet te Milan. “Nuk ka as 0.01% mundësi që të ndodhë.” Por ka një video të disa viteve më parë që “gozhdon” mbrojtësin.

“Ëndrra ime është Milani, sepse e kam pasur gjithmonë këtë pasion për Milanin që në moshë shumë të hershme”.Pavarësisht videos si fëmijë dhe fjalëve të bukura për Milanin, Alessandro Bastoni përfaqëson të ardhmen e Interit.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bastoni inter milan bastoni inter milan

Sondazh

Poll