Sport

Pishtari Olimpik është ndezur. Lojërat Dimërore “Pekin 2022” zyrtarisht kanë nisur…

4 Shkurt 2022, 18:46 Nga DOSJA

KINE – Pekini përsëriti një ceremoni hapëse për Lojërat Olimpike dhe si ajo e Lojërave Verore më 2008, u drejtua po nga Zhang Yimou.

Ngjarja ishte në një shkallë shumë më të vogël dhe më të heshtur se ai rast i paharrueshëm i katërmbëdhjetë viteve më parë, me vetëm 3.000 njerëz që morën pjesë në krahasim me 15.000.

Motoja, në një nga lojëra e prekura në mënyrë të pashmangshme nga pandemia Covid dhe e zhytur në polemika politike, ishte të ishte e thjeshtë, e sigurt dhe e shkëlqyer.

Riti i Pranverës me muzikën e Stravinskit shoqëroi paradën e atletëve, ku fishekzjarret më pas shkruan fjalën “pranverë” në qiell mbi stadiumin e “Folesë së Zogjve” të Pekinit.

Ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Olimpiadës, me kalimin e viteve, janë bërë një zhanër teatral më vete. Ato duhet të dizajnohen që të funksionojnë si për audiencën në stadium, ashtu edhe në ekranet televizive në mbarë globin.

Haiti dhe Arabia Saudite bënë debutimin e tyre në Lojërat Olimpike Dimërore, që të dyja me nga një person për të garuar; 19-vjeçari Richardson Viano mbante flamurin e kombit të Karaibeve, ndërsa 24-vjeçari Fayik Abdi përfaqëson mbretërinë e Lindjes së Mesme.

Delegacioni sportiv i Tajvanit fillimisht deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në ceremoni. Por IOC këmbënguli se ata duhet dhe atletët e tyre marshuan me një baner ku shkruhej “Taipei” dhe një flamur neutral. Ho Ping-jui dhe Huang Yu-ting me të vërtetë nuk dukeshin të emocionuar që ishin atje.

Presidenti i IOC, Thomas Bach, mbajti një fjalim të shkurtër, ku vlerësoi diversitetin e Lojërave dhe shprehimisht u shpreh kundër diskriminimit. Ai kishte një mesazh, gjithashtu, për liderët botërorë, me një thirrje për respektimin e armëpushimit olimpik, Bach u tha atyre që t’i jepnin paqes një shans.

Ndërkohë që në Pekin zhvillohej ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, në Londër, Stamboll, Berlin dhe Nju Delhi, nuk munguan edhe protestat politike kundër politikave kineze dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në atë vend.

Gjithsesi pishtari olimpik është ndezur në Pekin. Shfaqja artistike mbaroi, duke i lënë rrugën të fillonte aksioni sportiv.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lojërat olimpike dimërore “pekin 2022” lojërat olimpike të pekinit mbi stadiumin e “folesë së zogjve” të pekinit lojërat olimpike dimërore “pekin 2022” lojërat olimpike të pekinit mbi stadiumin e “folesë së zogjve” të pekinit

Sondazh

Poll