Aktualitet

Dhunonte familjarët! Motra kallëzon vëllain në polici, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)

5 Shkurt 2022, 08:37 Nga DOSJA
Dhunonte familjarët! Motra kallëzon vëllain në polici,

BULQIZË– Ilir Murati është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje. 31-vjeçari u denoncua në polici nga motra e tij, pasi kjo e fundit kërkoi ndihmë dhe shpëtim nga dhuna që ushtronte i vëllai. Policia informon se motra e personit të arrestuar, telefonoi dhe denoncoi se Murati ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe prindërvve. Më pas 31-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

U konfliktua dhe ushtroi dhunë ndaj familjarëve të tij, falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, parandalohet konflikti i mëtejshëm dhe vihet në pranga autori. Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë nga shtetasja N. M. e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ndaj prindërve. Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku është bërë i mundur parandalimi i konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin I. M., 31 vjeç, banues në Martanesh, Bulqizë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne bulqize dhune ne familje arrestim ne bulqize dhune ne familje

Sondazh

Poll