Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, mjeti përplaset me murin e banesës

5 Shkurt 2022, 08:59 Nga DOSJA
Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, mjeti

LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Në aksident u përfshi një mjet tip ‘BMW’ pasi humbi kontrollin në afërsi të lagjes ‘Sake’. Mjeti doli nga rruga duke u përplasur me murin rrethues të një banese.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati asnjë person të lënduar vetëm dëme materiale.  Muri i banesës u dëmtua nga përplasja si dhe automjeti.  Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Pritet që në orët në vijim të ketë njoftim zyrtar për ngjarjen.

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë lezhe aksident në lezhë lezhe

Sondazh

Poll