Aktualitet

‘Më detyruan’/ Arrestohet shqiptari në Britani, i riu kapet brenda shtëpisë së barit

5 Shkurt 2022, 08:23 Nga DOSJA
‘Më detyruan’/ Arrestohet shqiptari në Britani, i riu

BRITANI E MADHE– Policia britanike ka vënë në pranga Elton Hazizin, 25-vjeçarin shqiptar i cili është arrestuar brenda një shtëpie bari. I riu në momentin që është përballur me efektivët anglezë ai u përpoq të justifikohet se ishte i detyruar prej njerëzve të tjerë që të punonte në fabrikën e kanabisit.

Por oficerët e policisë vërtetuan se shqiptari ishte i lidhur me një grup krimit të organizuar që drejtonte kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Hetuesit e krimit kibernetik rikuperuan telefonin e tij celular, faktet tregonin të kundërtën, shkruajnë mediat britanike.

“Çdo dhomë në fabrikën e kanabisit ishte ndërtuar në mënyrë profesionale dhe të sofistikuar. Brenda ‘shtëpisë së barit’ janë gjetur 250 bimë të pjekura dhe me cilësi të lartë”, ka theksuar një nga oficerët anglezë pas bastisjes, shkruajnë mediat britanike.

Dënimi me burg, Hazizit iu dha nga Gjykata e Kurorës Swansea ditën e martë, më 1 shkurt.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne britani britani elton hazizi arrestohet shqiptari ne britani britani elton hazizi

Sondazh

Poll