Aktualitet

‘Epilog’/ Finalizohet operacioni, kokainë & euro në Korçë, 2 të arrestuar (EMRAT)

5 Shkurt 2022, 08:03 Nga DOSJA
‘Epilog’/ Finalizohet operacioni, kokainë & euro në

KORÇË– Elton Adili dhe Andi Duka janë dy të rinjtë e arrestuar në qytetin e Korçës në kuadër të operacionit ‘Epilog’. Adili, 41 vjeç dhe Duka, 44 vjeç, të dy banues në Elbasan, dyshohet se ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga Adili në të cilën ndodhej edhe Duka u gjetën 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të Adilit si edhe në mjetin e tij tip “Volkswagen Golf”, iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Kontroll u ushtrua edhe në banesën e Dukës në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë. Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050euro, 1 automjet tip “Volkswagen Golf” dhe 3 aparate celularë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Epilog”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. A., 41 vjeç, banues në Korçë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Elbasan. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi E. A., në të cilën ndodhej edhe shtetasi A. D., u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., si edhe në mjetin e tij tip “Volksëagen Golf”, iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, u ushtrua kontroll edhe në banesën e shtetasit A. D., në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë. Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050euro, 1 automjet tip “Volksëagen Golf” dhe 3 aparate celularë. Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi duka arrestim ne korce elton adili korce andi duka arrestim ne korce elton adili korce

Sondazh

Poll