Sport

Coman: “E doja Ronaldinhon. Unë Riberi i ardhshëm? Jo, unë jam vetëm vetja”

4 Shkurt 2022, 16:14 Nga DOSJA

GJERMANI – Kingsley Coman, futbollisti i Bayern Munich dhe i kombëtares së Francës,  ka bërë një intervistë të gjatë për “Sport1.de”.

Sulmuesi është fokusuar në disa aspekte të përvojës së tij në Bavari, midis rinovimit të kontratës së nënshkruar së fundmi dhe të ardhmes që mund të jetë edhe më e ndritshme.

Post-rinovimi – “Çfarë më bindi? Këtu te Bayern Munich ne jemi një familje. Ajo që më dhanë ishte vërtet shumë. Edhe në momentet më të vështira që kam përjetuar”, shpjegoi Coman. “Unë e di se çfarë mund të jap dhe jam i bindur se mund të përmirësohem më tej. Nagelsmann i njohur për rritjen e lojtarëve? Mendoj se jam ende larg potencialit tim maksimal. Shpresoj ta arrij atë.”

Idhujt dhe modelet – “Ribery idhulli im? Si fëmijë e doja shumë Ronaldinhon. Por edhe Franck ishte padyshim një lojtar i mrekullueshëm. Një model dhe shembull. Më pëlqen ai? Jo, nuk dua të jem Ribery i ri. Sigurisht, unë dua të bëhem një legjendë e Bayern Munich, por synoj të jem vetëm Coman”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut futbollisti i bayern munich gjatë ndeshjes së bayern munichut kingsley coman kombëtares së francës administratorin e bayern munichut futbollisti i bayern munich gjatë ndeshjes së bayern munichut kingsley coman kombëtares së francës

Sondazh

Poll