Sport

Trajneri Rangnick: “Pogba? Ai duhet të na thotë nëse dëshiron të largohet apo jo”…

4 Shkurt 2022, 15:59 Nga DOSJA
Trajneri Rangnick: “Pogba? Ai duhet të na thotë nëse

ANGLI – Manchester United po kalon një moment shumë të vështirë, me ngjarjet jashtë fushës, ku spikat skandali me Mason Greenwood që po shqetësojnë mjedisin. E mire nuk është edhe situata me Jesse Lingard, por edhe kontrata e Paul Pogba, në skandalin e fundvitit. Për të gjitha këto, ka folur trajneri i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick, në një konferencë për shtyp.

“Kam biseduar me Lingardin 10 ditë më parë. E kuptova shumë mirë pse donte të largohej, donte të luante për të mos humbur Kupën e Botës. I thashë se nëse do të gjendej një zgjidhje optimale për të gjithë, atëherë do të pranoja ta humbisja.

Mirëpo me ngjarjet e ditëve të fundit gjërat kanë ndryshuar pak. Ne nuk kishim një marrëveshje me klubet e tjera dhe duhej të merrnim një vendim përfundimtar. Ndaj vendosëm ta mbajmë Xhesen deri në fundi i sezonit. Ai më kërkoi mua dhe klubin nëse mund t’i jepnim disa ditë pushim, për t’u qetësuar. Të hënën e ardhshme ai do të rikthehet në stërvitje dhe do të jetë pjesë e ekipit”.

“Pogba? Jam i lumtur që e kam përsëri në skuadër. Kontrata e tij skadon në verë dhe nëse ai dëshiron të qëndrojë ose të largohet, do të duhet të na e thotë këtë. Duke luajtur në nivelim më i lartë, kjo është në interesin e tij”.

Gjithsesi ka mjegull për të ardhmen e francezit, për të cilin bashkëkombasi i tij Patrice Evra ka folur edhe në mikrofonat e L’Equipe: “Është e ndërlikuar. Paul nuk ndihet i dashuruar në Angli, veçanërisht nga ish-lojtarët. Duket, sikur njerëzit presin që në ndeshjet e mëdha ai të thyejë qafën. Kur ai luan për kombëtaren franceze është si një gjë tjetër, pastaj kur kthehet në Mançester, i fillojnë sërish problemet”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin jesse lingard manchester untied mason greenwood paul pogba ralf rangnick i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin jesse lingard manchester untied mason greenwood paul pogba ralf rangnick

Sondazh

Poll