Sport

Lojtari nuk gjente fanellën, ekipi kundërshtar shënon: trajneri tërbohet me stafin

4 Shkurt 2022, 18:10 Nga DOSJA
Lojtari nuk gjente fanellën, ekipi kundërshtar shënon: trajneri

EKUADOR– Çfarë është duke bërë lojtari ekuadorian Diego Palacios pa fanellë jashtë fushës? E thjeshtë, nuk mund ta gjente fanellën e tij. Nëse Kupa e Afrikës vazhdon të na japë histori vërtet unike, as Amerika e Jugut nuk mbetet pas. Në takimin Peru-Ekuador një fanellë ishte zhdukur.

Në Estadio Nacional del Perú, miqtë po fitonin 0-1 dhe në minutën e 67’ Ayrton Preciado u dëmtua dhe trajneri ekuadorian Gustavo Alfaro po bënte gati të fuste në lojë Palacios. Kamerat filmojnë lojtarin që merr udhëzimet nga tekniku, por është pa fanellë. Pasi dëgjoi kërkesat e trajnerit argjentinas, ai kthehet për të veshur fanellën, por nuk ishte aty.

 

¡Lo cogieron sin camiseta!

Ecuador ?? estuvo 4 mins con 10 jugadores por la lesión de Ayrton Preciado y en ese tiempo le empató Perú ??.

La camiseta de Diego Palacios (el reemplazante) desapareció y al utilero le tocó ir al camerino a buscar otra. ?pic.twitter.com/p8cM2iZmET

— Deybi León (@dleondeportes) February 2, 2022

Trajneri fillon të ankohet për gabimin pasi skuadra e tij, nëse nuk do ta zgjidhte problemin sa më shpejt, do të duhej të luante 10 lojtarë.Dhe në fund ndodhi ajo tekniku kishte frikë. Peruja shënon golin e barazimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport diego palacios ekuador peru diego palacios ekuador peru

Sondazh

Poll