Sport

Mehmeti: “Ne jemi Partizani, duam t’i imponojmë lojën tonë çdo kundërshtari”!…

4 Shkurt 2022, 11:07 Nga DOSJA
Mehmeti: “Ne jemi Partizani, duam t’i imponojmë lojën

TIRANE Në prag të sfidës kundër Teutës, si zakonsht në konferencën për shtyp, ka folur trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti. Duke qenë se kjo sfidë përkon me 76-vjetorin e klubit “e kuq” të kryeqytetit, ai foli për gjendjen e ekipit, por dhe për probleme të tjera në kampin e “Demave”

Përvjetori i 76-të i Partizanit, si ndiheni? “Është një ndjesi e veçantë sepse të imponon respekt kjo skuadër. Përpos dhe faktit që skuadra futet tek kompleksi i ri për punë ditësh. Siç e dini klubi ka vite që ka vuajtur përsa i përket komplektit. Me investimet e klubit dhe presidentit kemi arritur që klubi do ta inagurojë kompleksin për punë ditësh.”

Konflikti me Liçon? “Jam transparent për çdo gjë. Për situatën e Liço asgjë nuk është e vërtetë dhe kaq e madhe sa është bërë. Ai është një lojtar mjaft profesionist. Ishte një moment që ai nuk kishte marrë atletet dhe unë i kisha ndarë në dy grupe. Ai kishte ngatërruar grupin dhe kështu që e çova në grupin tjetër të vrapimit.”

Sfida me Teutën? “Çdo skuadër ka filozofinë dhe vështirësitë e veta.  Është një ndeshje që të dyja skuadrat duhet patjetër që të tregojnë vazhdimësi si në lojë, por dhe në rezultat.  E kemi vlerësuar Teutën në mënyrën e duhur dhe do të japim maksimumin duke patur parasysh, që skuadra jo vetëm të ngrejë nivelin e lojës, por dhe të kërkojë rezultatin me ngulm.”

Gjendja e Belicës, Zhunior dhe Rrapajt? “Kishim dhe mungesën e Kallakut. Dy lojtarë i kemi me virozë. Kallaku ka pasur një problem te pulpa. Po ashtu dhe Zhunioir pas dëmtimit në ndeshjen me Dinamon. Po punojmë me stafin mjekësor për të arritur konkluzionin për t’i pasur pjesë ndaj Teutës, apo jo. Në të tilla situata vendos stafi mjekësor bashkë me atë teknik. Do ta shikojmë sot në stërvitje gjendjen e tyre.”

Gjendja fizike e lojtarëve të ardhur së fundmi? “I kemi bërë testet e dy lojtarë të ardhur në momentet e fundit. Kanë një gjendje mesatare në aspektin fizik. Presim të shohim në ditët në vijim gjendjen e tyre dhe të punojmë në mënyrë individuale që t’i sjellim në nivelin e skuadrës”.

Debutimi  i sulmuesit? “Duke parë testet që kemi bërë dhe këto ditë  që ka qenë pjesë e skuadrës, mendoj se do jetë afër aktivizimit të tij.”

Gjendja emocionale në skuadër? “Gjendja emocionale dhe harmonia është i atij niveli që kur kam marrë ekipin. Do të vazhdoj që ky lloj entuziazmi që jetë gjatë mbarëvajtjes së ndeshjeve. Përpos rezultateve që nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe duhet të përmirësohemi akoma. Duhet kohë që skuadra të përshtatet dhe të sinkronizohet. Do kërkojmë që përpos rritjes së cilësisë së lojës, të vijnë dhe rezultatet.”

Do kërkoni ta dominoni Teutën? “Jemi Partizani dhe do mundohemi të imponojmë lojën ndaj çdo kundërshtari në kampionat. Kjo do kohën e vet që ne të arrijmë një ekuilibër dhe do kërkojmë të marrim maksimumin te vetja, pastaj duke ju përshtatur kundërshtarit.”

Presion te Partizani? “Mendoj që të jesh pjesë e Partizanit duhet të jesh në presion gjatë gjithë kohës dhe të japësh më të mirën, pasi është një ndër ekipet më elitare të futbollit shqiptar. Personalisht presioni më pëlqen, pasi më motivon dhe të kërkojë nga vetja. Këtë gjë përpiqem t’ia injektoj lojtarëve që presionin ta kthejnë në entuziazëm dhe krenari që janë pjesë e Partizanit.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i përgjithshëm i partizanit dritan mehmeti e klubit “e kuq” të kryeqytetit ish-trajneri i partizanit drejtori i përgjithshëm i partizanit dritan mehmeti e klubit “e kuq” të kryeqytetit ish-trajneri i partizanit

Sondazh

Poll