Sport

Eriksen do të mund të luajë në Kupën e Botës 2022, FIFA vendos një kusht

4 Shkurt 2022, 12:30 Nga DOSJA
Eriksen do të mund të luajë në Kupën e Botës 2022,

ANGLI– Christian Eriksen sapo është rikthyer të luajë futboll. Pas arrestit kardiak në fushë, danezi iu nënshtrua një operacioni të nevojshëm për të futur një defibrilator nën lëkurë dhe më pas rifilloi ngadalë aktivitetin. Lojtari kërkon një tjetër mundësi, të luajë në Kupën e Botës Katar 2022 me Danimarkën.

Nuk ka asnjë problem burokratik apo rregullator që e ndalon, i vetmi faktor do të jetë gjendja fizike e mesfushorit, rikthimi i tij real në futboll dhe zgjedhjet e trajnerit.

Pra, në një distancë prej tetë muajsh nga kampionati botëror, Eriksenit do t’i duhet thjesht të bindë trajnerin danez, Kasper Hjulmand, por nga ky këndvështrim nuk duhet të ketë ndonjë vështirësi të madhe. Në këtë situatë, FIFA nuk ka asnjë problem që Eriksen të luajë në një aktivitet të tillë.

Rregullorja e organit më të lartë botëror, në fakt është shumë e qartë për pjesëmarrjen e lojtarëve në Kupën e Botës: FIFA i nënshtron detyrimisht të gjithë të grumbulluarit në ekzaminime kardiologjike, rezultatet e të cilave do të jenë vendimtare për të luajtur, por edhe shfrytëzon raportet dhe indikacionet e federatave individuale të futbollit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport danimarka eriksen danimarka eriksen

Sondazh

Poll