Sport

Partizani, sot bëhet 76 vjeç! Festë në kampin e kuq të kryeqytetit…

4 Shkurt 2022, 11:23 Nga DOSJA
Partizani, sot bëhet 76 vjeç! Festë në kampin e kuq

TIRANE Klubi i Partizanit sot ka ditëlindjen, ai mbush 76 vjeç! I themeluar më 4 shkurt të vitit 1946, skuadra “e kuqe” e kryeqytetit është kthyer menjëherë në simbol dhe një nga pikat më të forta të futbollit shqiptar.

Edhe pse të themeluar më vitin 1946, Partizani ka konkurruar zyrtarisht një vit më vonë, më 1947. Që prej asaj kohe, historia e klubit flet vetë, së bashku me legjendat që kanë dalë ndër breza, si dhe me trofetë e shumtë të fituar.

Në ‘palmaresin’ e trofeve, Partizani është shpallur 16 herë kampion i Shqipërisë dhe ka fituar 15 Kupa të Republikës. Për here të fundit, skuadra e “demave” u shpall kampione e Superiores në vitin 2019 në drejtimin e trajnerit Skënder Gega.

Gjithashtu, Partizani mbetet ende e vetmja skuadër shqiptare që ka fituar një trofe ndërkombëtare. Në vitin 1970, skuadra e drejtuar nga trajneri i shquar Loro Boriçi ka fituar Kupën Ballkanike, teksa mposhtën në finale skuadrën bullgare, Beroe Stara Zagora.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtori i klubit partizani i themeluar më 4 shkurt të vitit 1946 me drejtuesit e partizanit ishte dje në stadium partizanit sot ka ditëlindjen drejtori i klubit partizani i themeluar më 4 shkurt të vitit 1946 me drejtuesit e partizanit ishte dje në stadium partizanit sot ka ditëlindjen

Sondazh

Poll