Sport

Real Madrid/ Ancelotti turpëroi Hazard, Bale nuk e mban dot të qeshurën në stol

4 Shkurt 2022, 12:15 Nga DOSJA
Real Madrid/ Ancelotti turpëroi Hazard, Bale nuk e mban dot të

SPANJË– Gareth Bale vazhdon të prodhojë zhurmë. Uellsiani qëndroi për 90 minuta në pankinë ditën e djeshme, në humbjen e Real Madrid ndaj Ath.Bilbaos. Kamerat e El Chiringuito-s kapën një moment kur lojtari shihet duke qeshur me të madhe kur Eden Hazard rikthehet në stol pas nxehmjes që bëri. Belgu po bënte ushtrime, por Ancelotti vendosi që ta ulte sërisht në pankinë.

Pikërisht atëherë, kur Hazard rikthehet në vendin e tij dhe përshëndet bashkëlojtarët e tij, Bale shpërthen duke qeshur me situatën.Situata e Bale, kontrata e të cilit përfundon në qershor, vazhdon të jetë delikate. Ai nuk ka luajtur për Real Madrid që nga 28 gushti.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bale hazard bale hazard

Sondazh

Poll