Politike

Dënimi i Saimir Tahirit, Basha: Akuzat e PD ishin të vërteta, kapobanda është Rama

4 Shkurt 2022, 16:54 Nga DOSJA
Dënimi i Saimir Tahirit, Basha: Akuzat e PD ishin të vërteta,

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si vërtetim të akuzave të selisë blu për përfshirjen e tij në trafik ndërkombëtar droge. Në një publikim në “Twitter”, lideri i opozitës shtoi se në krye të kësaj bande kriminale është vetë kryeministri Edi Rama, i cili përdori çdo mekanizëm për ta mbrojtur vartësin e tij nga dënimi i drejtësisë. Më tej, ai thekson se Tahiri dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka janë dy nga hallkat e krimit dhe korrupsionit, i cili drejtohet nga Rama.

MESAZHI I LULZIM BASHËS:

Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!

2/2 …se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 4, 2022

1/2 Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e @pdshqiperi për përfshirjen e ish-Ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të strukturar kriminal janë dëshmi e qartë…

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 4, 2022

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike apeli i gjkko lulzim basha apeli i gjkko lulzim basha

Sondazh

Poll