Politike

‘Rama mashtroi në Laç’/ PD: SHOW! Përdori Erdogan, asnjë banor s’ka marrë çelësat

4 Shkurt 2022, 13:16 Nga DOSJA
‘Rama mashtroi në Laç’/ PD: SHOW! Përdori Erdogan,

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar se në Laç asnjë familje nuk ka marrë çelësat e nuk është futur në banesat që u premtuan gjatë vizitës së presidentit turk, Erdogan. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shkruan se Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar banorët e Laçit. Sipas saj, në kompleksin e pallateve të reja nuk është futur asnjë familje e se e gjithë ceremonia që u zhvillua tre javë më parë ishte një shoë.

Zhupa shkruan se 500 familjet në Laç po pengohen që të futen në shtëpitë e tyre, të cilat janë inaguruar dy herë deri tani.

POSTIMI I INA ZHUPËS:

Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë. Në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje.Gjithçka ishte një shoë, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qera, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qerave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë. Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtepitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ina zhupa edi rama ina zhupa

Sondazh

Poll