Politike

DEBATI/ Logu kërkon dokumentet e ‘Shtëpisë së Lirisë’, Celibashi: S’ke legjitmitet

4 Shkurt 2022, 12:02 Nga DOSJA
DEBATI/ Logu kërkon dokumentet e ‘Shtëpisë së

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka kërkuar që të njihet me dokumentet e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Logu u kundërshtua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili i tha se ai nuk kishte legjitimitet për të kërkuar dokumente. Celibashi shtoi se PD-ja që përfaqëson Logu s’është pjesë e asnjë koalicioni e për këtë arsye s’mund të kërkojë dokumentet e partive të tjera. 

Pjesë nga biseda; 

Ilirjan Celibashi: Kërkojmë që të nisim me shqyrtimin e pikës tre të rendit të ditës, pra “shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e lirisë”, (SHL) për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022”.

Marash Logu: Si përfaqësues i Partisë Demokratike, subjekt që merr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit kërkoj të më vihet në dispozicion marrëveshja e koalicionit si dhe kërkesa për regjistrim.

Ilirjan Celibsashi: Logu nuk keni legjitimitet të kërkonte këto dokumente sepse partia që ju përfaqësoni nuk është në ndonjë koalicion dhe tashmë është regjistruar si subjekt zgjedhor.

Marash Logu: A mund të regjistrohet si koalicion një subjekt që e ka depozituar më parë kërkesën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor? Kjo për rastin e LSI-së. Por një grup që nuk njihet akoma si subjekt zgjedhor? Ai nuk njihet, kjo kërkesë duhet rrëzuar dhe nuk duhet pranuar. Janë jashtë afateve ligjore.

LAJM KRYESOR:VD- 6 marsi/ KQZ regjistron Shtëpinë e Lirisë pa Berishën: S’futet me simbolet e PD!

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kqz 4 shkurt 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz 4 shkurt 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll