Politike

Zgjatet afati i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Soreca: Të vazhdojë

4 Shkurt 2022, 14:37 Nga DOSJA
Zgjatet afati i Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Soreca: Të

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin për zgjatjen e afateve të punës së Komisionit hetimor të Kuvendit për incerenatorët. Në postimin e tij, në rrjetet sociale, Soreca shkruan se lufta ndaj korrupsionit dhe transparenca janë kyçe për integrimin, duke përsëritur edhe thirrjen e ambasadores amerikane, Yuri Kim, se hetimi duhet të vijojnë.

“Është e rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor Parlamentar për incineratorët të vazhdojë. Transparenca dhe  përgjegjshmëria janë parime kyçe të BE-së. Lufta ndaj korrupsionit është prioritet për BE-në dhe për integrimin e Shqipërisë në BE,”-shkruan Luigi Soreca.

Në mbledhjen e 19 janarit, maxhoranca votoi kundër planit të hetimit dhe për rrjedhojë edhe kundër shtyrjes së afatit të punës së Komisionit. Por Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të rifillojë punën ditën e hënë, ku në listën e personave që do të thirren për të dëshmuar, i pari është kryeministri Edi Rama.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor per inceneratoret luigi soreca komisioni hetimor per inceneratoret luigi soreca

Sondazh

Poll