Politike

VD-Batuta e Bashës: E kanë bërë malin e akuzave ndaj meje më të lartë se ai i Dajtit

4 Shkurt 2022, 11:26 Nga DOSJA
VD-Batuta e Bashës: E kanë bërë malin e akuzave ndaj meje

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me banorët e njësisë numër katër. Teksa fliste për kryeministrin Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, Basha tha se ata reagojnë vetëm kur u cënohen interesat dhe akuzojnë pikërisht atë, kreun e PD-së. Madje me humor, ai shtoi se akuzat e Metës e Ramës ndaj tij janë bërë më të larta se mali i Dajtit.

“Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Berishës të marrë prapë vota demokratësh dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Shikoni si bëhen bashkë kur u cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosën dhe sot janë kundër vettingut. E kanë bërë malin e akuzave kundër meje më të lartë se mali i Dajtit. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK,”- tha Basha ndër të tjera. 

 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll