Politike

Meta: Dita ime është 2 Marsi, gjithçka që është përmbysur do rivendoset në themele

4 Shkurt 2022, 12:17 Nga DOSJA
Meta: Dita ime është 2 Marsi, gjithçka që është

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një sekuencë nga deklarata e tij që u tha mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’. Meta shprehet se vota e lirë, pluralizmi politik, opozitarimi i vërtetë dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë proces jetik të rindërtimit të demokracisë. Duke theksuar se data 2 Mars është dita e tij, kreu i shtetit shton se ajo do të jetë dita kur sovrani ta kuptoje se Kushtetua do të jetë gjëja më e rëndësishme.

6 Marsi nuk është dita ime. Dita ime është 2 Marsi. Dita e mbrojtjes së Kushtetutës. Dita kur sovrani e kupton që Kushtetuta është gjëja më e rëndësishme. Gjithçka do të rivendoset në themelet e shtetit demokratik, që është përmbysur. Për fat të keq, Shqipëria e ka një shtet pa themele.Themelet janë vota e lirë, pluralizmi politik, opozitarimi i vërtetë dhe përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë proces jetik të rindërtimit të demokracisë.” vijon më tej Meta.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll