Politike

Ndryshimet në Kushtetutë, Meta: Jo më pa referendum! Drama fillon nga 2008

4 Shkurt 2022, 14:27 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kushtetutë, Meta: Jo më pa referendum! Drama fillon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sërish tezën e referendumit. Dje, i ftuar në emisionin “Frontline”, Meta tha se libri themeltar i shtetit nuk duhet që të ndryshohej më pa miratimin e qytetarëve. Ndërsa shton se të gjitha “dramat” në politikën e vendit nisën me ndryshimet që u bënë pas marrëveshjes së vitit 2008 mes asokohe kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës, Edi Rama.

“Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë,”-shkruan ndër të tjera në ripostimin e videos sot, Ilir Meta.

POSTIMI I PLOTË:

 

Ndërkohë që Meta e ka pasur të njëjtin qëndrim për marrëveshjen PD-PS, së fundmi edhe kryedemokrati Lulzim Basha  nisje të legjislaturës së re të Kuvendit doli kundër ndryshimeve të bëra në 2008. Publikisht ai u shpreh se do të kërkojë ndryshime kushtetuese duke goditur paktin Berisha-Rama të vitit 2008, që u dha mundësinë kryetarëve të partive të mëdha, duke pakësuar pushtetin potencial të partive të vogla.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta marreveshja berisha-rama ilir meta marreveshja berisha-rama

Sondazh

Poll