Aktualitet

VD-Do arratisej nga Shqipëria? Maks Haxhia ZBULON: Tahirit i thanë “ik”, por…

4 Shkurt 2022, 17:25 Nga DOSJA
VD-Do arratisej nga Shqipëria? Maks Haxhia ZBULON: Tahirit i thanë

TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maksim Haxhia ka reaguar për herë të parë për mediat pasi klienti i tij u dënua me 3.4 vite burg. Në prononcimin e tij për kamerat, Haxhia dha se Tahiri kishte marrë propozime për t’u arratisur nga vendi, megjithatë nuk kishte pranuar. Por nuk dha asnjë emër se kush do ta ndihmonte që t’i shpëtonte drejtësisë. Gjithashtu në fjalën e tij, Maks Haxhia paralajmëroi se dënimi ndaj klientit të tij do të apelohej në Gjykatën e Lartë, ku u do të tentohej edhe njëherë pafajësia. Ndërsa nuk kanë munguar edhe “kunjat” për ata që kanë dashur dënimin e Tahirit, por edhe njëherë nuk ka zgjedhur që të flasë me emra.


“Do na falni se ana emocionale…Lidhur me këtë vendim, pavarësisht se unë jam avokat, dënimi ishte skandaloz. Por në këtë botë dimë të sigurtë vetëm lindjen dhe vdekjen. Aplikimi i gjëje të tillë është hakmarrje. Edhe pse për shkak të procedurës që la në fuqi vendimin, vendosja në planin fajtor në bazë të aplikimit ishte e papritur, jo se na çuditi por ishte non sens juridik.  Pezullimi ka të tjera kritere. Nuk e di si do e justifikojë gjykata një vendim të tillë. Ky vendim ishte vendim për të kënaqur. Paramendimin në këtë vendim ka të bëjë me faktin që na bën optimist dhe i tremben pafajësisë në gjykatë të Lartë. Duhet të pyesim gjyqtarët se përse e bënë. Ata që i tremben Saimir Tahirin kanë frikë për pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që të mos vinte, kishte njerëz që i thoshin “ik” por ai donte të përballej me drejtësinë. Sot do të shkojë në Drejtorinë e Policisë. Presion politik pwr vendimin ndaj tij? Kjo është përgjigje që duhet dhënë nga Tahiri. Unë ju garantoj që ky vendim ishte për të njollosur Tahirin. Ai e priti vendimin qetësisht. Nuk është se ne nuk kemi diskutuar variantet e mundshme dhe ky ishte një nga ato. Mungesa e trupit gjykues, të paktën duhet të dilte dhe të thoshte që shtyhet vendimi. Kjo tregon edhe njëherë që drejtësia ka marrë një supermarci edhe në atë presion që është ndodhur zakonisht. Nëse reforma është që të futet në burg Saimir Tahiri, atëherë mund të them edhe me sarkazëm që të gjithë pushtetarët duhet të vishen trashë në kohë dimri. Ne prisnim pafajësinë totale,“-tha në fjalën e tij Maks Haxhia.

LAJMI KRYESOR: Saimir Tahiri është FAJTOR! Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3.4, shoqërohet me pranga te ‘313-a’

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit maks haxhia tirane denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit maks haxhia tirane

Sondazh

Poll