Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lamajt, SPAK “shpëton” nga akuza Lul Berishën e Plarent Dervishajn

4 Shkurt 2022, 14:59 Nga DOSJA
Vrasja e Vajdin Lamajt, SPAK “shpëton” nga akuza Lul

TIRANË- Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha “zhvishen” nga akuza e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lame në vitin 2005. Ashtu siç i futi “në valle”, ishte sërish dëshmia e ndryshuarit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, ajo që i shpëtoi nga përballja me drejtësinë pas më shumë se 16 vitesh nga ngjarja. Në dëshminë e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Reçi tanimë pretendon se ishte një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ai që siguroi minën me të cilën u krye ekzekutimi brenda në ashensor i biznesmenit.

Sipas MCN, bazuar në rrëfimin e Reçit, e cila ende nuk është bërë me dije e plotë, mësohet se ditën kur ky person ka qenë në Tiranë, Lul Berisha nuk ka qenë në Shqipëri, duke përjashtuar kështu mundësinë se ka bashkëpunuar apo ka marrë pjesë në vrasjen e tij Lames.

Por çfarë deklaroi herën e parë para hetuesëve Luftar Reçi? (SHIKO KËTU)

“ROLI” I LUL BERISHËS

“Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” që ishin kallëpe tritoli, ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër. Pas kërkesës së bërë nga Luli (shkurt 2005), unë mora në telefon A…. i cili tregtonte armë dhe mina të ndryshme. Pasi më mori A…. ikëm në Durrës tek piceria e Lulit. me vete kisha minën me telekomandë që kisha marrë tek A… për këtë minë kam paguar unë 1600 euro. Për montimin e minës u ra dakord që të thërrisnim J… për të cilin shpjegova më lart. J…  njihte edhe Luli nëpërmjet meje, pasi kishte dëgjuar nga unë.”

Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Për vrasjen e tij, Emiljano Shullazi dyshohet se ka rolin e organizatorit, si dhe Viktor Ymeri, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi, kanë bashkëpunuar duke siguruar materialet, apo organizuar eliminimin e tij në pallatin ku edhe jetonte. Ndërkohë që Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar e nuk dihet se ku është, Plaurent Dervishaj, është ndaluar në Dubai, më 10 dhjetor të vitit 2020. Por me vendin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi ndaj dhe rikthimi i tij duket i pamundur për momentin. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim berisha plarent dervishaj vrasja e vajdin lames lulzim berisha plarent dervishaj vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll