Vrasja e Kampanos nga një shqiptar, dy huliganë: Duam të tregojmë kush drejton këtu
GREQI – Dy huliganë grekë kanë rrëfyer për median helene ERT detaje tronditëse nga aktiviteti i tyre. 3 ditë pas vrasjes së tifozit të AEK, Alkis Kampanos...
KORÇË – Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureta Llagami ishte sot në qytetin e Korçës ku zhvilloi konsultimet e radhës për hartën e re gjyqësore. Përpara mediave, Llagami u shpreh se harta e re gjyqësore do të rrisë efiçencën nëpër gjykata, pasi modeli është hartuar pikërisht për këtë qëllim. Sipas Llagamit, një nga propozimet është parashikimi i një tjetër mënyre për rimbursimin e shpenzimeve në gjykatë.
“Pa përfunduar këto takime nuk mund ta përfundojmë procesin e miratimit të hartës së re gjyqësore. Këshilli është i ndjeshëm ndaj deklaratave të bërë në këto takime nga grupet e interesit. Kundërshtimet që na janë parashtruar i kemi marrë parasysh. Sot u vura në dijeni që dhoma e avokatisë ka shkuar në një propozim konkret për KLGJ dhe Ministrinë e Drejtësisë. E mirëpres dhe mund të rishohim propozimet. Ne do reflektojmë dhe argumentojmë dhe do i propozojmë qeverisë pasi grupi i punës ka zgjedhur një model që në këto momente zbaton ligjon dhe është model që ofron eficencë më të lartë nëpër gjykata e përmirëson aksesin, rrit eficencën dhe specializimin. Është menduar që ky projekt i realizon objektivat që ne kemi. Grupi i punës e ka nisur punën në shkurt të vitit 2019 dhe asnjëherë nuk është zhvilluar një proces ku palët ulen së bashku për të diskutuar. Sot kemi një realitet ndryshe në Shqipëri. Të dhënat që kemi mbledhur. Shpenzimet nuk rriten. Shpenzimet do jenë po njësoj. Ligji parashikon mënyrë tjetër për rimbursimin e shpenzimeve në gjykatë dhe ky është një nga propozimet që përmirëson cilësinë në gjykata,”– tha Llagami.
Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Korçës i kërkoi kryeministrit Edi Rama si dhe ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja që të rishikojnë draftin për hartën e re gjyqësore që është porpozuar. Në rezolutën e këshillit bashkiak theksohej se mbyllja e disa institucioneve të drejtësisë në qytetin e Korçës do të ulë aksesin e qytetarëve në marrjen e shërbimeve dhe rritjen e distancës qytetar-gjykatë.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
GREQI – Dy huliganë grekë kanë rrëfyer për median helene ERT detaje tronditëse nga aktiviteti i tyre. 3 ditë pas vrasjes së tifozit të AEK, Alkis Kampanos...
MALI I ZI – Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç bëri me dije se pret që sot të rrëzohet qeveria e Malit të Zi. Për mediat, politikani shq...
Nga Edmond HoxhajKomisioni i Pavarur i Kualifikimit pretendon se transparenca mbi emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të zhvilluar në resortin lu...
TIRANË– Tik Tok nuk po shërben më për të bërë virale trende të ndryshme, por edhe për të shtrirë më shumë aktivitetin e grupeve kriminale. Në një vëz...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha akuzoi mbrëmjen e kaluar Institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duke u shprehur se vendosin gjoba për dosjet që ...
TIRANË– Çmimi i naftës është rritur dhe do të vijojë të rritet në vendin tonë. Kështu ka paralajmëruar edhe vetë Ministrja e Financave, Delina...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur i përpiktë në ambiemtet e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe K...
TIRANË – Çmimet e naftës po rriten, përsëri, duke rritur inflacionin dhe duke gërryer besimin e konsumatorëve. Çmimet e naftës së papër...
TIRANË– Vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pa Rithemelimin, ishte një vendim i pashmangshëm...
VLORË-Emanuel Koço është i riu i arrestuar në Vlorë pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje. 17-vjeçari ishte në kërkim për ngja...