Aktualitet

“Ministri kampion” shkon në burg! Edi Rama bën sikur s’e ndjek, poston në Instagram

4 Shkurt 2022, 16:51 Nga DOSJA
“Ministri kampion” shkon në burg! Edi Rama bën sikur

TIRANË – Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar me fjalë vendimin e Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në profilin e tij në “Instagram”, Rama publikoi foto nga aktiviteti i sotëm në aeroportin e Kukësit ku premtoi bileta 19 euro për fluturimet ajrore.

Kreu i qeverisë nuk ka shprehur asnjë fjalë deri tani për vendimin ndaj njërit prej vartësve të tij më besnikë që nga koha kur Partia Socialiste ishte në opozitë e deri në kohën kur drejton vendin. Tahiri, i konsideruar nga Rama dhe ish-ambasadori amerikan Donald Lu si “ministri kampion i luftës kundër kanabisit” do të vuajë dënimin në burgun 313.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë të saj në vitin 2019, i cili e dënoi Tahirin me 12 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar kalon në 5 vite, të cilat i konvertohen në shërbim prove në 3.4 vite.

LAJMI KRYESOR: Tahiri-FAJTOR! Dënohet me 3.4 vite burg ish-ministri i Brendshëm, me pranga te 313

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike apeli i gjkko denohet saimir tahiri edi rama apeli i gjkko denohet saimir tahiri edi rama

Sondazh

Poll