Aktualitet

Kriza politike në Malin e Zi, Abazoviç: Pres të rrëzohet qeveria, dal dhe në opozitë

4 Shkurt 2022, 15:18 Nga DOSJA
Kriza politike në Malin e Zi, Abazoviç: Pres të rrëzohet

MALI I ZI – Zv/kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç bëri me dije se pret që sot të rrëzohet qeveria e Malit të Zi. Për mediat, politikani shqiptaro-malazez tha se nëse nuk arrihet zgjidhje për krizën politike të krijuar në vend, atëherë shteti ballkanas do t’i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

Ai nënvizoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiç e ka përmbushur mandatin e saj.

“Kjo qeveria e ka përmbushur mandatin e saj deri në fund, disa do të thonë mirë, disa keq. Jam i kënaqur. është e rëndësishme që qytetarët të shikojnë se ndryshimet janë të mundshme.

Nëse nuk ka zgjidhe, do të ketë zgjedhje”, u shpreh Abazoviç.

Ai nuk iu fsheh mundësisë që të kalojë nga mazhoranca në opozitë. Zv/kryeministri shqiptar shtoi se është e palogjikshme për qytetarët që në këto momente të zhvillohen negociata, sepse në këto kushte, sipas tij duhet të themelohet një kabinet i ri qeveritar.

“Është jo e logjikshme për qytetarët që të zhvillojmë tani bisedime. është momenti që të krijohet një qeveri e re sa më shpejt. I qëndroj idesë se jeni gati për të kaluar në opozitë”, tha zv/kryeministri shqiptaro-malazez.

Sot, parlamenti malazez nuk miratoi propozimin e kryeministrit  Zdravko Krivokapiç për të shkurtuar mandatin e Kuvendit. Nëse do të ndodhte e kundërta, atëherë vendi do t’i drejtohej zgjedhjeve të parakohshme.

Çfarë po ndodh në Malin e Zi?
Prej muajsh, fqinji jonë është përfshirë në krizë politikë ku qeveria e koalicionit të gjerë të udhëhequr nga Krivokapiç ka pësuar krisje. Abazoviç, kreu i partisë “E zeza mbi të bardhë” (URA) ka propozuar krijimin e një qeverie të re të pakicës, ku ka negociuar me disa parti të opozitës. I gjendur në këtë situatë, Krivokapiç shkarkoi Abazoviçin nga posti i Ministrit të Brendshëm si dhe ministrin e Drejtësisë.

Ditën e djeshme, parlamenti nuk pranoi shkarkimin e Dritan Abazoviç nga posti i zv/kryeministrit. Ai është sulmuar në protesta si “tradhëtar”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

(d.v/dosja.al)

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll