Aktualitet

“Syri” amerikan i ndiqte çdo seancë! Yuri Kim e lumtur nga dënimi i Saimir Tahirit

4 Shkurt 2022, 17:09 Nga DOSJA
“Syri” amerikan i ndiqte çdo seancë! Yuri Kim e lumtur

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duket se është lumturuar nga dënimi me 3.4 vite burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në rrjetin e tij social “Tëitter”, Yuri Kim shkruan se vendimi i sotëm është një shembull se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht rrethanave ku ndodhet. Ndërsa vlen të theksohet se për asnjë moment nuk e përmend me emër Saimir Tahirin. 

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim. Por gjithashtu në çdo çështje të këtij të fundit, ka pasur të dërguar ose përfaqësues nga ambasada amerikane që të ndjekin hap pas hapi të gjithë procesin gjyqësore, që vijon prej 4 vitesh. 

LAJMI KRYESOR: Saimir Tahiri është FAJTOR! Apeli i GJKKO dënon ish-ministrin e Brendshëm me 5 vite burg! Do të vuajë 3.4, shoqërohet me pranga te ‘313-a’

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll