Aktualitet

Me vetëm 20% të vlerës! Faqja me para false bën ‘namin’ në Tik Tok, zero reagime

4 Shkurt 2022, 15:34 Nga DOSJA
Me vetëm 20% të vlerës! Faqja me para false bën

TIRANË– Tik Tok nuk po shërben më për të bërë virale trende të ndryshme, por edhe për të shtrirë më shumë aktivitetin e grupeve kriminale. Në një vëzhgim të bërë nga Dosja.al rezulton se faqja me emrin ‘CCMONEYCC’ reklamon hapur shitjen e kartëmonedhae false. 1666 ndjekës shohin çdo ditë oferta nga më të ndryshme në lidhje me blerjen e këtyre parave që sipas përshkrimeve të bëra në video, vijnë nga Rusia.

“Cilësia më e mirë tek ne, vetëm kontaktoni,”- thuhet në një tjetër video ku provohet se kartëmonedha me vlerë 50 euro mund të manipulojë edhe pajisjen që identifikon paratë false.

Nëse po pyesni veten për çmimin, kartëmonedhat e lojit euro, paund, dollarë e lekë shiten me vetëm 20% të vlerës së tyre. (Shembull: nse porosisni 100 euro, paguani vetëm 20 euro për ta marrë atë).

Në disa pamje të tjera tregohet një sasi e madhe paundësh. Videoja është publikuar më 8 janar dhe kur ka kaluar thuajse një muaj nga kjo datë, pyetja që ngrihet është: A kanë dalë në treg këto para? Eurot, dollarët, paundët e lekët false që dalin nga kjo faqe e ndoshta dhe shumë të tjerë si kjo mund të arrijnë në xhepat e çdo qytetari shqiptar.

Ç’masa janë marrë për këto para që reklamohen kaq lehtë? Zero, për aq sa kjo faqe funksionon ende dhe reklamohet akoma më shumë.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet leke false ne shqiperi para false tik-tok leke false ne shqiperi para false tik-tok

Sondazh

Poll