Sport

Alain Casanova, trajneri i ri i Lausanne: “Misioni nuk duket i lehtë, por kam besim”

4 Shkurt 2022, 10:43 Nga DOSJA

ZVICER – Në moshën 60-vjeçare, Alain Casanova ka gjetur një punë. Ai u emërua këtë të enjte trajner i Lausanne, e 9-ta dhe e parafundit në Superligën e Zvicrës (12 pikë pas 19 javësh). Casanova ka zëvendësuar serbin Ilija Borenovic.

Në konferencën e pare për shtypin, ish-tekniku francez i Toulouse (2008-2015, 2018-tetor 2019) dhe Lens (2016-gusht 2017), foli për misionin e tij që synon për të mbajtur ekipin në elitën e futbollit zviceran.

“Asistenti im Jonathan Alves dhe unë kemi mbërritur me një frymë të re dhe optimizëm te Lausanne, në kuptimin që nuk e kemi përjetuar atë që LS ka kaluar javët e fundit, – tha trajneri i ri francez. – Qëllimi im është të rrënjos këtë besim të ri te ky grup lojtarësh. Misioni nuk duket i lehtë, por kam besim të jashtëzakonshëm në atë që unë mund të sjell te LS.”

Alain Casanova tani është një trajner me përvojë në futbollin francez. Ai në fakt ka afro 400 ndeshje si teknik në klubet e Toulouse dhe Lens. Serioziteti, puna dhe trajnimi janë vlerat kryesore të tij. Gjatë viteve, Casanova ka krijuar një reputacion si një ekspert i vërtetë në zhvillimin e talenteve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alain casanova lausanne zvicer në moshën 60-vjeçare në superligën e zvicrës trajner i lausanne zvicra nxjerr masat e reja alain casanova lausanne zvicer në moshën 60-vjeçare në superligën e zvicrës trajner i lausanne zvicra nxjerr masat e reja

Sondazh

Poll