Sport

Trajneri i United justifikon largimet, Ralf Rangnick: “Kishim shumë lojtarë”…

4 Shkurt 2022, 06:21 Nga DOSJA
Trajneri i United justifikon largimet, Ralf Rangnick: “Kishim shumë

ANGLI – Ralf Rangnick, trajneri i Mançester Junajtid, largimin e disa lojtarëve nga organika e “Djajve të Kuq” e shpjegon:

“Siç e kam thënë edhe më herët, mendova se skuadra ishte paksa shumë e madhe. Ne kishim shumë lojtarë që nuk kishin mundësi të përfitonin kohën e duhur për të luajtur.

Prandaj jam i lumtur për klubin dhe lojtarët. Lojtarët si Donny (Van de Beek), Anthony (Martial) dhe Amad (Diallo) meritojnë për të luajtur. I uroj gjithë të mirat. Unë kam qenë në kontakt me të tre lojtarët. Amad tashmë ka luajtur dhe ka shënuar në ndeshjen e tij të parë.

Jam i sigurt se Anthony dhe Donny do të bëjnë mirë te Sevilla dhe Everton, dhe shpresoj që ata të kthehen në formë të mirë këtë verë. Ndërsa Paul (Pogba) do të jetë pjesë e grupit. Ai madje mund të jetë në 11-shen fillestare në ndeshjen e radhës. Mungojnë ende disa lojtarë.

Edi Cavani do të rikthehet vetëm këtë fundjavë. Ai më kontaktoi një javë më parë dhe më pyeti nëse mund të rrinte edhe nja dy ditë në shtëpi. E lejova sepse e dija se ai nuk mund të ishte në 11-shen fillestare, kështu që ai nuk do të jetë pjesë e grupit”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport debutoi me mancester junajtid ralf rangnick sulmuesi i mancester junajtid trajneri i mançester junajtid debutoi me mancester junajtid ralf rangnick sulmuesi i mancester junajtid trajneri i mançester junajtid

Sondazh

Poll