Politike

VD-Kandidati i Bashës në Dibër: S’kam punë me ata të Berishës

4 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA
VD-Kandidati i Bashës në Dibër: S’kam punë me ata

DIBËR– Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Luan Haka ka premtuar se me besimin e marrë nga qytetarët e këtij rrethi, do t’i kthejë dinjitetin asaj bashkie. Në një intervistë për mediat, Haka shtë shprehur se nuk ka pse të merret me asnjë nga kandidatët e partive të tjera, të Partisë Socialiste apo ato të Berishës. Rëndësi për të ka populli i Dibrës.

“Falenderoj demokratët e Dibrës që më kanë dhënë këtë mbështetje, u bë kaq vite dhe të gjithë organizimin për kandidaturën time. U jam mirënjohës të gjithë dibranëve që normalisht kur isha kandidat për deputet mora vota maksimale. Në momentet kur kam dalë kandidat nuk kam punë as me PS as me të gjithë kandidatët e tjerë por kam punë për të gjithë dibranët, vota ime do të jetë për të majtë dhe të djathtë, vota ime do të jetë për një bashkim dhe bashkisë ti kthejmë dinjitetin bashkisë. Ju e dini që nga 2015 kanë kaluar shumë kandidatë nga Tirana deri në Peshkopi dhe askush nuk ka punuar. Nuk dua të merrem sepse skam asgjë personale ndaj tyre, secili ka virtytet e veta. Unë kam punë me popullin e Dibrës. Unë kam qenë kandidat, unë i kam dhënë provat. Nuk e besoj se do t’ia arrijnë qëllimit të blejnë votën, populli dibran është shumë i zgjuar dhe vet populli dibran nuk do ta lejojnë por të jenë së bashku për të ardhmen e Dibrës. Dibra ka qenë pa kryetar bashkie, askush nuk është marrë me hallet e Dibrës,”- është shprehur ai.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan haka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 luan haka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll