Politike

VD-Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës, do ia çojë Ramës

4 Shkurt 2022, 11:03 Nga DOSJA
VD-Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës, do ia

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se Presidenti Ilir Meta do të marrë votat e Berishës e më pas t’ia dërgojë kryeministrit Edi Rama. Gjatë takimit me demokratët e njësisë 4 në Tiranë, Basha tha se të tre ata bëhen bashkë kur i cënohen interesat e tyre. Ndërkohë, Basha tha se në vitin 2018, Berisha dhe Meta firmosën ndërsa ditën e sotme janë kundër vettingut. Në fund ai shtoi se kushdo që ka akuza ndaj tij, mund ti dërgojë në SPAK.


“Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë. Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marri prap vota dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Shikoni si bëhen bashkë kur i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve. I familjeve të çdokujt dhe familjeve të kujtdo. Duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës”, tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha me demokratet ne tirane lulzim basha basha me demokratet ne tirane lulzim basha

Sondazh

Poll