Politike

Hoxha: Shkarkimin e Metës e ka në dorë një gjyqtar, s’dua t’ia them emrin

4 Shkurt 2022, 07:25 Nga DOSJA
Hoxha: Shkarkimin e Metës e ka në dorë një gjyqtar,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se brenda Gjykatës Kushtetuese po luhet një lojë e fortë mes presidencës e maxhorancës për një vote që do të vuloste shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se për çështjen e Metës, votat janë katër me dy për shkarkimin e tij.

Aktualisht në gjykatë sot janë në detyrë 7 anëtarë do të thotë se një prej gjyqtarëve nuk është vendosur as pro dhe as kundër shkarkimit të Metës. Gazetari Hoxha tha se e dinte cili ishte ai, por që nuk dëshironte të zbulonte emrin e gjyqtarit.

“Si është balanca e forcave në Kushtetuese. Nga 9 gjyqtarë sot janë 7 në detyrë. Nga këta 7 duhen 5 për ta shkarkuar. Deri tani rezultati aty brenda është katër me dy. Dy janë për të mos e shkarkuar dhe katër janë për ta shkarkuar. Tani varet te ai i pesti. Dhe unë besoj që juristët e presidencës do ta shtyjnë sepse po luhet për një, nëse ai një shkon në pesë, presidenti shkarkohet. Në votim duhet të jenë të paktën gjashtë dhe pesë duhet të votojnë pro që ai të shkarkohet. Por s’ka nevojë për emra, nuk dua ta them se kush është ai. 

Presidenti ka folur vetë dhe ka treguar mbështetjen për dy. Katër të tjerët dihen. Maxhoranca do tentojë për pesë. Ka shkuar si luftë futbolli,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike artan hoxha ilir meta shkarkimi i metes 2 artan hoxha ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll