Politike

VD-‘Nis epokë e re në Kukës’/ Rama: Do heqim taksën e kufirit

4 Shkurt 2022, 09:34 Nga DOSJA
VD-‘Nis epokë e re në Kukës’/ Rama: Do heqim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se nga sot nis një epokë e re për Kukësit. Duke iu referuar aeroportit, Rama tha se banorët e Kosovës dhe më tej do të kenë një pikë referimi këtë pistë udhëtimi. Ndër të tjera, kryeministri tha se me lëvizjet e radhës do të hiqet taksa e kufirit nga aeroportet e se do të ketë ulje të tjera çmimesh për qytetarët.


“Brenda këtij mandati qeverisës Kukësi dhe aeroporti i tij do të jenë jo vetëm pikë referimi për verilindjen e vendit, banorët e Kosovës dhe rajonit, por edhe më tej. Pas ëizz Air do të vijnë edhe të tjerë me siguri. Me lëvizjen tjetër të radhës, për heqjen e taksës së kufirit nga aeroportet do ketë një tjetër ulje të çmimeve të qytetarëve. Do hapen vendet e punës që të rinjtë të punësohen në këto kompani.’-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Fluturimet në Aeroportin e Kukësit!Rama: Do heqim taksën e kufirit, udhëtimet me 19€

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike aeroporti i kukesit edi rama aeroporti i kukesit edi rama

Sondazh

Poll