Aktualitet

VD- 6 marsi/ KQZ regjistron Shtëpinë e Lirisë pa Berishën: S’futet me simbolet e PD!

4 Shkurt 2022, 11:45 Nga DOSJA
VD- 6 marsi/ KQZ regjistron Shtëpinë e Lirisë pa Berishën:

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të regjistrojë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha. Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokratistiane me kryetar Nard Ndokën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. Sipas Celibashit përdorimi i simboleve nga një grup tjetër politik cënon interesat e Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar sot pati edhe debate mes palëve. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu tha se ishte totalisht jashtë normave ligjotre që një grup të kërkonte të regjistrohej në koalicion kur nuk njihej as si subjekt zgjedhor, referuar Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Ai e theksoi disa herë që Partia Demokratike ka kryetar Lulzim Bashën e se në zgjedhjet e 6 marsit është future të garojë e vetme, pa asnjë koalicion. Këto deklarata u konsideruan politke dhe Logut iu tërhoq vëmendja nga Celibashi. Përfaqësuesit të PD-së iu kundërpërgjigj edhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Altin Kaziaj. Ky i fundit tha se Logu vjen nga radhët e një partie që mbahet me forcë nga kryetari duke blinduar dyert. Kjo gjë solli përplasje mes tyre.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Lëvizja Socialiste për Integrim me në krye Monika Kryemadhin e Partia Demokristane e Nard Ndokës zyrtarizuan koalicionin “Shtëpia e Lirisë” pak ditë më parë, duke firmosur dhe një marrëveshje të përbashkët. Sali Berisha kishte prezantuar edhe 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars duke theksuar se LSI-ja patjetër që do të ishte një mbështetëse e tyre. Partia Demokratike e ka cilësuar këtë koalicionin si ‘non grata’. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

KQZ nuk regjistroi Berishën! Bardhi: Në 6 Mars ka vetëm një PD në zgjedhje

KQZ regjistron koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, pa Berishën

Celibashi rrëzon PD: Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka legjitimet të plotë

“Mos u merr me blinde dyersh”, LSI e PD përplasen në KQZ, Kaziaj: Mbani parti mezor

DEBATI/ Logu kërkon dokumentet e ‘Shtëpisë së Lirisë’, Celibashi: S’ke legjitmitet

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore komisioni qendror i zgjedhjeve kqz 4 shkurt 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 komisioni qendror i zgjedhjeve kqz 4 shkurt 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll