Aktualitet

Vrasja e Ramazanit dhe Runajt, kalon për gjykim dosja e Erion Alibejt (Akuzat)

4 Shkurt 2022, 11:22 Nga DOSJA
Vrasja e Ramazanit dhe Runajt, kalon për gjykim dosja e Erion Alibejt

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të marrë nën gjykim dosjen e Erion Alibejt që akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Rrjedhimisht GJKKO ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” në formën e veçantë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas SPAK i vetmi person që ka pasur arsye për tu hakmarrë ndaj të rinjve ka qenë Alibej dhe për këtë arsye ka ‘punësuar’ dy të rinjtë që ndodhen tashmë pas hekurave, Xhulian Hoxha e Euglen Halili. Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili në këtë rast kanë qënë vëzhgues të Ramazanit, ndërsa vrasjen e kanë kryer dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ku njëri ka shërbyer si shofer tjetri si qitës.

Emiljano Ramazani që njihej ndryshe edhe si “ILI” u vra me armë zjarri teksa kthehej nga palestra në shtëpi më 20 korrik 2020. Nëntë ditë më vonë, më 29 korrik u masakrua me thikë dhe shoku i tij, Regis Runaj.  Të dy viktimat ishin shokë me njëri-tjetrin. I akuzuari si urdhërues dhe financues të këtyre dy atentateve Alibej dyshonte se Runaj e Ramazani kanë marë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani”, dajës së tij dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2018.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano ramazani erion alibej regis runaj emiljano ramazani erion alibej regis runaj

Sondazh

Poll