Sport

Jep dorëheqjen Alfons Godall, zv.president i Fondacionit Barcelona, fyeu Nadal…

4 Shkurt 2022, 05:45 Nga DOSJA

SPANJE – Zv.presidenti i Fondacionit Barcelona, Alfons Godall, të enjte ka njoftuar në rrjetet e tij sociale, se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij, pasi e quajti tenistin Rafael Nadal përfaqësues të “shtetit armik”, në lidhje me Spanjën.

Godall, i cili e deklaron veten separatist katalanas, kishte dalë nga shinat në një postim në Twitter, pas suksesit të ikonës spanjolle të tenisit në “Australian Open”: “Rafael Noël (Nadal do të thotë Krishtlindje në katalanisht) ka qenë i neveritshëm për mua që nga dita e parë.

E vendosa në të njëjtin thes me La Roja (kombëtarja spanjolle e futbollit), Real Madrid, (Fernando) Alonso dhe gjithçka që përfaqëson shtetin armik”,– kishte shkruar drejtuesi i Fondacionit Barça, shoqatë bamirëse e lidhur me klubin katalanas të futbollit.

“Nuk dua t’i kushtoj asnjë qindarkë Barcelonës, ose të heq dorë nga liria ime e të shprehurit. Prandaj, heq dorë nga kauza ime. Faleminderit!”,– ka shtuar ai në dorëheqjen e tij. Presidenti i Barçës, Joan Laporta konfirmoi dorëheqjen e Godall për mediat të enjten: “Ai konsideroi se, pasi kishte ankesa nga CEO, investitorët dhe sponsorët e Fondacionit pas tweetit të tij, ai nuk donte të dëmton Fondacionin dhe për këtë arsye vendosi të japë dorëheqjen vullnetarisht nga posti i tij”.

Sipas shtypit katalanas, një kompani sigurimesh spanjolle, sponsor i Nadalit dhe Fondacionit Barça, kishte njoftuar se nuk do të rinovonte kontratën e tij, përpara se Godell të jepte dorëheqjen. Laporta e quajti Nadalin një “personazh të madh” dhe kujtoi se Barça e uroi atë pas fitores së tij të 21-të në Grand Slam.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alfons godall barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat fondacionit barcelona rafa nadal në grand slam separatist katalanas tenistit të shquar spanjoll rafael nadal alfons godall barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat fondacionit barcelona rafa nadal në grand slam separatist katalanas tenistit të shquar spanjoll rafael nadal

Sondazh

Poll