Politike

“Kemi 7 taksa nafte”/ Rama i përgjigjet qytetarit: Janë detyrime që nuk hiqen

3 Shkurt 2022, 23:50 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shtrenjtimin e çmimit të naftës për të disatën herë brenda disa muajve. Në rrjetin e tij social, disa qytetarë i kanë shprehur kryeministrit Edi Rama shqetësimet e tyre, ndërsa kreu i qeverisë nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet. Po ashtu, i ka listuar edhe taksat duke shtuar se në vendin tonë paguhen ndryshe.

DISKUTIMI ME KOMENTUESIN:

Komentuesi: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?

Edi Rama: Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen.

Në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër. Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, paralajmëroi edhe rritje të tjera.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike çmimi i naftës në shqipëri edi rama çmimi i naftës në shqipëri edi rama

Sondazh

Poll