Politike

Berisha ndryshe nga Meta për detin me Greqinë: Ishte marrëveshja më e mirë

3 Shkurt 2022, 22:37 Nga DOSJA
Berisha ndryshe nga Meta për detin me Greqinë: Ishte marrëveshja

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, akuzoi për herë të parë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se sipas tij ka bërë një “dopio lojë” me marrëveshjen e Detit me Greqinë në vitin 2009. Por ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur në emisionin “Log” tha se kjo ishte marrëveshja më e mirë e mundshme pasi sipas tij Greqia kishte vetëm 6 milje. 

“Meta këtu shtron çështjen protokollare të autorizimit të plotfuqisë. Ligji i plotfuqisë autorizoi kryeministrin për të dhënë plotfuqi për çështje që janë në çështje të qeverisë. Në këtë rast e mendoj se ka qenë i nxituar, se veprimi i plotfuqisë duhet t’i kalonte presidentit. Gjykata Kushtetuese në të vetmen pikë që ka pasur të drejtë në të cilët duhej që presidenti të jepte plotfuqi. Unë po them protokolli ka qenë. Unë absolutisht e quaj atë marrëveshje në të mirën e saj. Ajo është marrëveshja më e mirë. Pse? Sepse ekzistonte mundësia tjetër që Greqia të kalonte në 12 milje dhe tani ka kaluar në 12 milje. Me marrëveshjen me 12 milje Shqipëria humbet. Greqia pranoi të negociojë me 6 milje. Ai që i dha goditje ishte Edi Rama sepse ne pasi e anuloi Kushtetuesja ne ramë dakord me palën greke që ti drejtohemi gjykatës tjetër. Gjykata është formale sepse thotë i kanë pranuar të dyja palët. Unë marrëveshjen e quaj, më e mira e mundshme. Gjiri i Sarandës nuk është një gji i thellë. Unë nuk them se ishte përsosur por në krahasim me 12 milje ishte më e mirë. Në këto 12 milje ke humbur triliona euro gaz dhe naftë. Mori para me thes për palë të treta për të sabotuar marrëveshjen,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike marreveshja e detit me greqine sali berisha marreveshja e detit me greqine sali berisha

Sondazh

Poll